Pas kritikave për kaosin e ditëve të fundit rreth pankinës së kombëtares italiane, me kalimin nga Pirlo te Mancini dhe dorëheqjet e bujshme të Maldinit e Leonardos, Giovanni Malagò përballet edhe me akuzat e Michele Criscitiello ndaj FIGC.

Drejtori i “Sportitalia” kritikoi federatën për kërkesën ndaj televizioneve që duan të transmetojnë konferencën e prezantimit të Roberto Mancinit dhe Claudio Ranierit; një pagesë prej 500 eurosh, plus TVSH.

“Thonë ‘Italia e popullit, Italia duhet të ndiqet nga të gjithë’ dhe më pas federata dërgon një email ku shkruan: ‘Nëse doni të hyni dhe të transmetoni fjalët e Mancinit dhe Ranierit, duhet të paguani’. E dini çfarë? Nuk transmetojmë asgjë! Nuk na interesojnë 100, 200 apo 500 eurot”, – tha Criscitiello.

Ai shtoi: “Italia nuk është një klub. Po shkelni çdo vlerë të kombëtares. Dëshironi të dëgjoni Mancinin? Duhet të paguani. Dëshironi të dëgjoni Ranierin? Duhet të paguani”. Sipas tij, problemi nuk është shuma, por simbolika: “Kombëtarja dhe federata nuk mund të krahasohen me klubet”.

Kjo praktikë, sipas medias italiane, nuk është e re. FIGC e ka përdorur edhe më parë, duke kërkuar të njëjtën shumë për transmetimin e konferencave të trajnerëve, duke e justifikuar me “kostot teknike” të prodhimit të pamjeve.

 

The post Drejtori i televizionit shpërthen kundër FIGC; i kërkuan 500 euro për të transmetuar Mancinin dhe Ranierin appeared first on Telesport.