Pas arritjes së marrëveshjes me PSG-në për huazimin me detyrim blerjeje të Kolo Muani, Juventus duket se ka arritur një tjetër goditje në këtë merkato.

Sky Sports Deutschland pretendon se Juventus ka rënë dakord për një marrëveshje prej 33 milionë eurosh plus 7 milionë eurosh shtesa, me Bayer Leverkusen për Kerim Alajbegoviç, i cili ndiqej nga disa ekipe si Chelsea, Milan, Roma dhe Atalanta.

Boshnjaku 18-vjeçar i cili ishte i huazuar te Salzburg sezonin e kaluar, shënoi 13 gola dhe dha 4 asiste. Marrëveshja mes klubeve është i bindur, tashmë mbetet që vetëm anësori boshnjak të japë dritën jeshile, por nuk pritet të ketë probleme te kjo pjesë.

The post Juventus i papërmbajtshëm në merkato, arrin marrëveshjen me Leverkusen për Kerim Alajbegoviç. DETAJET appeared first on Telesport.